E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sulmohen me gurë zyrat elektorale të PS dhe PDIU në Fier

Disa persona kanë thyer xhamat e zyrave elektorale të dy forcave politike në qytetin e Fierit. Zyrat elektorale, iu përkasin Partisë Socialiste dhe asaj për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Dëmi është konstatuar rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj”.

“Sot rreth orës  Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Më shumë video

Reklamë