E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sulmi nga iranianët/ Rikthehet në punë sistemi TIMS edhe në Portin e Durrësit

Sistemi TIMS është rikthyer në punë edhe në Portin e Durrësit pas sulmit kibernetik nga iranianët dy ditë më parë.

 

Prej dy ditësh sistemi TIMS ra, duke shkaktuar kaos dhe rradhë të gjata në të gjitha pikat kufitare tokësore, detare dhe ajrore në vend.

 

Reklamë

Kryeministri Rama konfirmoi gjatë ditës së djeshme se sulmi erdhi nga e njëjta dorë e sulmeve të korrikut ndaj serverave të shërbimeve shtetërore.

 

Deri në kthimin në normalitet të sistemit elektronik, në të gjitha pikat kufitare u punua manualisht regjistrimi i të dhënave të udhëtarëve.

Më shumë video

Reklamë