Ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka konsideruar si akt të shëmtuar kriminal vrajsen e policit në Kosovë. Ai thekson se ky akt është sponsorizuar nga ultranacionalistët në pushtetin e Beogradit, ndërsa shton se autorët duhet të përballen me forcën e ligjit.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha shpreh ngushëllime ndaj familjarëve të viktimës dhe shprehet se polici i rënë në detyrë meriton nderim të thellë.

 

“Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.

 

Të dashur miq,

 

banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij’, deklaron ai.

 

Vrasje e rreshterit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetri kanë ngjalluar reagime të shumta në radhët e politikës shqiptare, por edhe nga ndërkombëtarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *