Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar pas sulmit ndaj digës në rajonin Kherson, duke e konsideruar atë si një krim lufte.

 

 “Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte”, thotë ai në një postim në Twitter.

 

Michel fajëson Rusinë për sulmin, duke thënë se Këshilli i BE-së do ta mbajë Moskën përgjegjëse për veprimet e saj. Michel shton se do të propozojë më shumë ndihmë për zonat e përmbytura në një samit të ardhshëm të liderëve të BE-së në Bruksel.

 

Ukraina ka akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmit në qytetin Nova Kakhova të pushtuar nga Moska, por kryebashkiaku i instaluar nga Moska ka fajësuar Ukrainën për sulmin.

 

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka pranuar autorësinë e këtij sulmi.

 

Si pasojë e çarjes së digës janë evakuuar mbi 700 persona ndërsa rrezikojnë përmbytje massive rreth 80 zona banimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *