Subscribe

Prokuroria e Krimeve të Rënda zbut akuzen nga vrasje ndaj punonjesit te policise mbetur ne tentative në kundershtim te forcave te rëndit dhe goditje per shkak te detyres ndaj Suel Çelës.

 

Gjate pretencës akuza kërkoi dënimin me 7 vite burg për Çelën i njohur edhe si Marjus Lulaj i cili prej më shumë se 2 vitesh vijon te jete ne arrati.

 

Ndërkohë për të njëjtat akuza por edhe prodhim narkotikëshe armembajtje pa leje, për të pandehurit e tjerë në këtë proces Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferri prokuroria kërkoi dënimin me nga 6 vite burg.

 

Dosja për përplasjen me policinë ne hyrje të tregut agroushqimor në Elbasan shkaktoi ping pong institucional mes prokurorisë së krimeve të rënda dhe asaj të Elbasanit të cilat fillimisht shpallën mos kompetencën.

 

Ngjarja ndodhi në shtator të 2017-ës ku një audi i blinduar nuk iu bind urdhit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e ish zv drejtorit të policisë së qarkut Gjergj Oshafi por edhe efektivëve të tjerë që ndodheshin në postbllok.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *