E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi ndaj Iranit, DASH thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë nëpër botë: Tregoni kujdes

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes. Thirrja e DASH vjen pas sulmit që ndërmori ditën e sotme SHBA dhe Izraeli ndaj iranit.

“Pas fillimit të operacioneve ushtarake amerikane në Iran, amerikanët në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, duhet të ndjekin këshillat më të fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së”, thuhej në njoftim.

Reklamë

Gjithashtu në reagimin zyrtar, Departamenti i Shtetit ka këshilluar amerikanët në mbarë botë që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimit për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore. Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar”, thuhet më tej në deklaratë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë