E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

Sulmi me armë në Çikago/ Të paktën 5 të vdekur dhe 16 të plagosur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri gjatë paradës së 4 korrikut në Illinois të SHBA.

 

Policia është ende në kërkim të të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të strehohen në një vend të sigurt, raportojnë mediat e huaja.

 

Reklamë

Të shtënat në Parkun Highland, rreth 25 milje në veri të Çikagos, nisën 10 minuta pas nisje së paradës, rreth orës 10:00 të mëngjesit me orën lokale teksa turma njerëzish u larguan të tmerruar.

 

Eventet në kuadër të paradës së Ditës së Pavarësisë në këtë zonë u anuluan.

 

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë