Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure brenda ambjenteve të një shkolle fillore në Beograd.

 

Tetë nxënës dhe një roje sigurie mbetën të vrarë dhe gjashtë nxënës të tjerë si dhe një mësuese mbetën të plagosur pas një sulmi me armë.

 

Autor i masakrws është një 14 vjeçar, nxënës i klasës së shtatë në të njëjtën shkollë, i cili u arrestua menjëherë pas sulmit.

 

I mituri dyshohet se e kreu krimin me armën e babait të tij ndërsa nuk bëhen ende të ditura motivet e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, ai fillimisht hapi zjarr ndaj mësueses 53-vjeçare pastaj qëlloi drejt fëmijëve të tjerë dhe rojes. Pas kontrollit 14-vjeçariut iu gjet në cantën e shpinës edhe një sasi lënde plasëse.

 

3 nga tetë trupat e pajetë të nxënësve dhe ai rojes së sigurisë u gjetën në korridorin e shkollës ndërsa 5 të tjerët ishin brenda klasës të cilës i përkiste edhe autori.

 

Pas ngjarjes, qeveria mbajti një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat të cilën e nisi me një minutë heshtje në nder të 9 viktimave ndersa njoftoi tre ditë zie kombëtare.

 

Shefi i policisë së Beogradit deklaroi se autori i njoftoi vetë autoritetet per kryerjen e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *