E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulmi kibernetik/ MEPJ: Janë ndërprerë shërbimet konsullore

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ben te ditur se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

 

???? Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

➡️ MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë