Subscribe

Për të zbuluar se kush qëndron i fshehur pas sulmit kibernetik që la Shqipërinë pa shërbime online për disa ditë me radhë, në Tiranë ka mbërritur një grup i FBI.

 

Lajmi u konfirmua nga zv.kryeministrja Belinda Balluku nga Vlora, e cila tha se specialët e FBI do të investigojnë për të hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje.

 

BELINDA BALLUKU
ZV. KRYEMINISTRE

“Ne e kemi tejkaluar, kemi pasur një mbështetje nga grupi i microsoft, dhe shërbimet janë kthyer, ka zgjatur 14 ditë, por që në ditën e 4 kemi nisur rikthimin, ka qenë sulm masiv, jo nga adoleshent amator, ka pasur një sulm të mirëorganizuar, megjithatë me punën nga AKSHI dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, amerikanë dhe europian, sidomos një dislokim të FBI dhe do ketë një investigim të thellë, po marrim masat, do na japin të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, kemi qenë të kujdesshëm me publik, se është kërkuar nga grupi që të jemi sa më hermetik, dhe po punojmë akoma më tepër dhe kërkojmë mirëkuptimin e çdo qytetari, sulmet kibernetike nuk reshtin, ne po punojmë për fortifikimin e tyre.”

 

Kryeministri Edi Rama më herët ka deklaruar se dyshimet janë që pas sulmeve ndaj e-Albanias të fshihen dy shtete të huaja, ndërsa hetimet e deritanishme nga instancat shqiptare, nuk kanë zbardhur asnjë detaj të mëtejshëm.

 

Pas gati 3 javësh, shërbimet online janë rikthyer plotësisht dhe janë të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *