Kreu i çeçenëve Ramazan Kadyrov ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Kiev.

 

Ai shprehet se tani është absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacionit special” në Ukrainë.

 

“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram të hënën.

 

Ai ka paralajmëruar presidentin Volodymyr Zelensky të largohet para se ta qëllojnë, duke i thënë që të mos i kthejë më sytë nga Perëndimi.

 

“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk ka filluar ende me të vërtetë. Mos u anko si llum. Më mirë ik, para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa kthyer sytë nga Perëndimi”, shtoi Kadyrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *