E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi i përgjakshëm në Moskë, sot ditë zie kombëtare në Rusi

24 Marsi u shpall ditë zie kombëtare, për viktimat e sulmit  në sallën e koncerteve në periferi të Moskës ku mbetën të vrarë 133 persona.

Flamujt u ulën në gjysmë-shtizë në gjithë vendin, ndërsa rusët vazhdojnë të dërgojnë lule në zonën ku ndodhi masakra.

Reklamë

Autoritetet bënë me dije se  154 persona mbetën të plagosur, ndërsa të paktën tre fëmijë ishin në mesin e të vrarëve.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant, Shteti Islamik  i cili publikoi edhe një video  që pretendon ta ketë xhiruar njëri prej sulmuesve. Videoja, e cila zgjat rreth 90 sekonda, tregon katër persona . Njëri prej  agresorëve  shihet kur hap zjarr ndaj njerëzve që janë fshehur.

Rusia i ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me ngjarjen  përfshirë edhe katër  personat e dyshuar.

Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë qe prej vitit 2004, kur  një mijë njerëz u morën peng në një shkollë në Beslan, dhe më pas 333 persona gjysma e të cilëve fëmijë, humbën jetën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë