Sulmet ruse kanë shënjestruar që në nisje të luftës zonat e banuara, duke shkaktuar tragjedi të ndryshme në popullit ukrainas. Bombardimet kanë tronditur Ukrainën jugore të dielën, duke vrarë një familje.

 

Mes viktimave raportohet për një foshnje vetëm 22 ditëshe, vëllai i saj 12-vjeçar dhe prindërit e tyre.

 

Bomba goditën shtëpinë e tyre familjare në fshatin Shyroka Balka në Kherson. Lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm Igor Klymenko.

 

Viktimat përfshinin gjithashtu një banor tjetër të fshatit dhe dy burra në fshatin fqinj.

 

“Terroristët duhet të ndalohen. Ata duhet të ndalohen me forcë,” tha Klymenko. “Ata nuk kuptojnë asgjë tjetër.”

 

Ministri ndau fotografi të pasojave të sulmit në Shyroka Balka, duke treguar re të zeza tymi që ngriheshin nga ndërtesat dhe trupat e disa prej të vdekurve.

 

Autoritetet raportuan për 13 të tjerë të plagosur. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përdori fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit për të dënuar sulmin ndaj familjes ukrainase, duke e konsideruar si brutal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *