Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të mbështesë Libanin në këto ditë të vështira si pasojë e sulmeve nga Izraeli.
Ai theksoi se do t’i mbështesin libanezët me të gjitha mjetet e saj.
Lexo edhe :
“Ne nuk do t’i lëmë kurrë vëllezërit tanë libanezë të qetë në këto ditë të vështira dhe do t’i mbështesim ata me të gjitha mjetet tona,” u shpreh Erdogan në një fjalim në parlamentin turk, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-ja ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm të menjëhershëm raketor ndaj Izraelit.
Synimi i Iranit është që të mos lërë pa përgjigje asnjë nga “aktet kriminale” të Izraelit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani gjatë konferencës javore për shtyp, duke iu referuar sulmit izraelit që vrau udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah.
“Ne jemi të vendosur dhe do të veprojmë në një mënyrë që do ta bëjë armikun të pendohet”, tha ai, duke shtuar se Irani nuk kërkon luftë, por nuk ka frikë prej saj.






