E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulmet në KZAZ në Dibër, arrestohet nënkryetari i PD

Policia e Dibrës ka vënë në pranga nënkryetarin e PD së zonës, Korab Muça, pasi ishte shpallur në kërkim për incidentin me KZAZ 19 në Peshkopi, para zgjedhjeve.

 

Sipas policisë në datën 28 qershor, rreth orës 21.00, disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, u grumbulluan  pranë KZAZ Nr. 19, në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

 

Informacionet bëjnë me dije se protestuesit përdorën sende të forta, kapsolla  dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë