E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në një kompleks hotelesh luksoze, vriten 15 persona

Një grup terrorist ka sulmuar një kompleks hotelesh luksoze në Nairobi, duke vrarë të paktën 15 vetë.

 

Kompleksi në lagjen Westlands të kryeqytetit Kenian, i cili strehon hotelin DusitD2 si dhe zyra, u sulmua të martën nga persona të armatosur.

 

Reklamë

Sulmi terrorist është marrë përsipër nga grupi militant Al-Shabab I cili e ka bazën në Somali.

 

Burime pranë policisë kanë bërë të ditur për BBC se 15 vetë janë vrarë, nërsa meendohet se numri i viktimave të jetë më I lartë pasi ende nuk ka një shifër zyrtare nga qeveria Keniane.

 

Ndërkohë mes viktimave sipas DASH është dhe një shtetas amerikan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë