E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Bota

Sulm terrorist në New York,tre të plagosur nga shpërthimi, ndalohet autori

Policia e Nju Jorkut ka ndaluar një të dyshuar lidhur me shpërthimin e mëngjesit e kësaj të hëne pranë terminalit të autobusëve “Port Authority”, në Manhattan, ku mbetën 3 të plagosur, mes tyre edhe një efektiv policie. Ai është identifikuar si Akayed Ullah, 27 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi, dhe dyshohet se ishe i frymëzuar nga ISIS.  Mediat raportojnë se sulmuesi mbante të lidhur në trup një pajisje eksplozive të improvizuar. Gjatë shpërthimit, që sipas departamentit të zjarrfikësve dhe policisë së Nju Jorkut, ndodhi pranë një korridori pasagjerësh midis trenave A dhe 1, agresori mori djegie në trup.

 

Ndërkohë policia e Nju Jorkut ka konfirmuar se sulmi në Manhatan është një akt terrorist. Kryebashkiaku i New York City, Bill de Blasio gjithashtu iu referua incidentit si një sulm terrorist të mbetur ne tentative.

 

Reklamë

 

Shpërthimi i mëngjesit të kësaj të hëne riktheu sërish frikën nga sulmet terroriste në SHBA. Linjat e metrosë u mbyllen për disa orë. Policia e Nju Jorkut dhe FBI aktualisht po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe janë në gjendje gatishmërie për të parandaluar ndonjë sulmi tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë