Bota
Sulm terrorist në katedralen katolike në Filipine

27 persona kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e dy shpërthimeve në një katedrale katolike në Filipine ndërkohë qe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi ndodhi menjëherë pas lutjeve të së dielës. Sapo forcat e policisë hynë brenda katedrales, një tjetër shpërthim shkaktoi dhjetëra te plagosur të tjerë ne vendparkimin e mjeteve pranë kishës.
Reklamë
Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, por militantët e grupit islamik Abu Sajaf, kanë qenë autorë të disa shpërthimeve më herët.
Sulmi në katedrale vjen pak ditë pas një referendumi për autonomi të rajonit verior të Filipineve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




