Subscribe

Terrorizmi godet serish. Kësaj here ne shënjestër është vene shteti afrikan Burkina Faso. Militantet e rrjetit Al Kaeda sulmuan nje hotel luksoz te frekuentuar nga perëndimoret ne kryeqytetin Uagadogu dhe nje kafene, duke u marre jetën 23 personave dhe plagosur mbi 30 te tjerë. Viktimat janë nga 18 kombësi te ndryshme. Mediat raportuan per një seri shpërthimesh te fuqishme te shoqëruara me zjarre ne hotelin “Splendid”, ku gjendeshin kryesisht shtetas te huaj, biznesmenë dhe personel i OKB. 5 terroriste, dy prej te cilëve gra, sulmuan hotelin, ku morën peng 126 persona. Pas nje operacioni disa orësh te forcave te rendit te ndihmuara edhe nga trupat franceze, u be i mundur lirimi i pengjeve dhe rivendosja nen kontroll e hotelit. Terroristet sulmuan gjithashtu edhe nje kafene pranë hotelit, ndërsa pati raportime edhe per një tjetër sulm ne nje hotel. Forcat e sigurisë vazhdojnë kërkimet në zone për t’u siguruar se nuk ka militantë të fshehur. Vitin e kaluar, dega ne Afrike e rrjetit Al Kaeda mori përsipër edhe sulmin ne një hoteli ne Bamako te Malit, ku gjeten vdekjen 20 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *