E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm në një gjimnaz në Francë, vritet mësuesi dhe plagosen dy persona

Një mësues u vra ndërsa kolegu i tij dhe një roje mbetën të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në një shkollë në Francën veriore.

 

Reklamë

Autori u identifikua dhe u vendos në prangat e Policisë menjëherë pas sulmit. Mediat franceze bëjnë me dije se i arrestuari, me origjinë nga Çeçenia ishte në listën e personave të rrezikshëm sa i takon islamit radikal.

 

Ai ishte gjithashtu ish-student i kolegjit ku ndodhi ngjarja.

 

Një video në rrjetet sociale e filmuar nga studentët tregon autorin me një xhaketë gri duke mbajtur një thikë dhe duke sulmuar disa persona në oborrin e shkollës.

 

Një nga viktimat u përpoq ta mbante në distancë me një karrige por më kot.

 

Prokuroria e Francës kundër terrorizmit nisi hetimet, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u nis për në vendngjarje.

 

Franca është goditur nga një seri sulmesh nga ekstremistët islamikë që nga viti 2015.

Vazhdo të lexosh

Reklamë