E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm në Afganistan, humbin jetën 43 ushtarë

 

Të paktën 43 ushtarë afganë humbën jetën, pasi dy kamikazë me kamion të mbushur me eksploziv kanë hedhur veten në erë ne një bazë ushtarake në provincën jugore të Kandaharit.

 

Ky është sulmi i dytë brenda një javë që talebanët godasin forcat vendase. Sipas mediave, 9 ushtarë te tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa rezultojnë të zhdukur.

Reklamë

 

Dy ditë më parë, persona të armatosur vranë 41 persona, pasi mësynë në një qendër stërvitore të policisë në qytetin lindor Gardez. Ushtria e policia afgane kanë pësuar humbje të rënda këtë vit prej talebanëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë