E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me viktima në tramvaji në Holandë, autori arratiset

Një person humbi jetën e 7 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë në një tramvaj në qytetin Utreht në Hollandë. Sulmi I dyshuar si terrorist, ndodhi rreth orës 10:45 .

Agresori mundi të arratisej, ndërkohë që qindra agjentë janë vënë në kërkim të tij. Autoritetet shpallën nivelin më të lartë të sigurisë, përfshirë edhe selinë e qeverisë në Hagë, shkolla, xhami, aeroporte dhe stacionet e qytetit Utreht.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e autorit të sulmit, e madje as për viktimën si dhe të plagosurit të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.

Dëshmitarët thanë për mediat se dëgjuan të shtëna e më pas panë një grua të shtrirë në tokë.

Reklamë

Kryeministri Mark Rutte, tha se ndihej thellësisht i shqetësuar për ngjarjen e rëndë. Ai anulloi të gjitha bisedimet javore të planifikuara për koalicionin qeveritar.

Ndërkohë policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangnin vendet publike dhe zonën e sulmit për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Sulmi në Hollandë ndodhi vetëm pak ditë pas vrasjes së 50 personave në dy xhami në qytetin e Christchurch në Zelandën e Re.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë