E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Sulm me thikë në Mançester, plagosen 5 persona

Pesë persona janë plagosur me thikë, gjatë një sulmi në një qendër tregtare, në qytetin e Mançesterit në Britaninë e Madhe.

 

Njerëzit brenda qendrës tregtare janë evakuuar dhe transporti publik është ndalur së funksionuari.

 

Reklamë

Policia tha se nuk ka raportime për viktima, dhe se oficerët e kundër-terrorizmit po udhëheqin hetimin.

 

Një burrë në të 40-tat është arrestuar nën dyshimin për sulmin e rëndë.

 

Në lidhje me sulmin reagoi edhe kryeministri Boris Johnson, I cili u shpreh I shokuar në lidhje me incidentin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë