E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me makinë bombë ndaj inxhinierëve turq

Një makinë bombë që kishte në shënjestër një grup kontraktuesish turq shpërtheu të shtunën në qytetin Afgoye, në veri-perëndim të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu.

Deri tani autoritetet nuk kanë njoftuar për viktima si pasojë e shpërthimit.

“Një makinë bombë u përplas me shpejtësi në një vend ku inxhinierët turq dhe policia somaleze ndodhej për të drekuar“, i tha oficeri i policisë Nur Ali agjencisë Reuters.

Nuk dihet se kush qëndron pas sulmit, por banorët dhe policia thanë se luftëtarët e al Shabaab-it kanë provuar të sulmojnë Afgoyen ditën e premte në mbrëmje, por u zmbrapsën. Grupi militant i lidhur me Al Kaedën ka marrë përgjegjësinë për sulme në të shkuarën si pjesë e një fushate për të rrëzuar qeverinë somaleze të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

“Dëgjuam një shpërthim të fortë dhe pamë re në ajër. Përpara shpërthimit, disa inxhinierë turq dhe një grup i armatosur policësh somaleze ndodheshin në vendngjarje” tha një nga dëshmitarët e sulmit, Farah Abdullahi. “Pamë disa persona që u hoqën nga vendngjarja, por nuk mund të them nëse ishin të vdekur apo të plagosur“, shtoi ai.

Prej një krizës së urisë që preku Somalinë në 2011-n, Turqia ka qenë një burim kryesor i ndihmës për vendin ndërsa Ankaraja kërkon të rrisë ndikimin e saj në Bririn e Afrikës duke konkuruar kundërshtarët e saj të Gjirit, si Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Inxhinierët turq po ndihmojnë në ndërtimin e rrugëve në Somali. Në fund të muajit dhjetor në një tjetër shpërthim në një pikë kontrolli në Mogadishu u vranë të paktën 90 persona mes tyre dhe disa inxhinierë turq./VOA

Vazhdo të lexosh