E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me armë kimike në Siri, 58 viktima mes tyre edhe fëmije

Këto janë pamjet e një spitali sirian, ku marrin mjekim dhjetëra të plagosur nga një sulm me armë kimike, i ndodhur mëngjesin e kësaj të martë. Pasojat e tij ishin tragjike, 58 të vdekur, mes tyre 11 fëmijë. Ata që janë prekur nga substanca ende e panjohur, por që besohet të jetë gaz sarin, po përballen me probleme shëndetësore; marrje mendsh, të vjella dhe shkumë nga goja

 

Sulmi ndodhi në provincën Idlib, një zonë e kontrolluar nga rebelët. Observatori sirian per te drejtat e njeriut deklaroi se sulmi ka ardhur nga ajri, nga avionët e qeverise siriane, ose nga Rusia. Por qeveria ka mohuar ne mënyrë te vazhdueshme përdorimin e armeve kimike. Edhe ministria ruse e Mbrojtjes këmbënguli se nuk ka kryer sulme në këtë zonë.

 

Reklamë

Përdorimi i armëve kimike në Siri këto gjashtë vite konflikti është provuar disa herë. Sulmi më i rëndë ishte ai i gushtit të vitit 2013, ku gjeten vdekjen qindra njerëz, por sipas disa raportimeve kjo shifër mund të ketë qenë 1400.

 

Edhe në janar të vitit të shkuar analizat e gjakut të viktimave të një sulmi treguan se ata ishin të ekspozuar ndaj gazit sarin. Një hetim i OKB tetorin e shkuar tregoi se forcat qeveritare kanë përdorur gjithashtu gaze helmues tre herë mes viteve 2014-2015.

 

Pas kësaj masakre, Franca ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë