Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 16.7 miliardë dollarë për...

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Hita:...

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë në buxhet...

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të...

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi,...

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të vështirë ndërhyrjen...

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj e...

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë nis me...

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Sulm kibernetik ndaj rreth 9 kompanive ndërkombëtare nga hakerë të lidhur me Kinën

11 Nëntor 23:02

Një kompani amerikane që kryen veprimtari në fushën e sigurisë kibernetike thotë se një grup hakerash të lidhur me gjasë me Kinën, kanë kryer një sulm kibernetik ndaj nëntë kompanive ndërkombëtare, njëra prej të cilave ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Në raportin e “Palo Alto Networks” një kompani me qendër në Santa Clara të Kalifornisë thuhej se hakerat ishin përpjekur në mënyrë aktive të vidhnin fjalëkalime nga këto kompani, me synimin për të siguruar një qasje afatgjatë në rrjetet e tyre.

Në raport thuhet gjithashtu se prej datës 22 shtator deri në fillim të muajit tetor, hakerët kishin komprometuar të paktën nëntë kompani që operojnë në sektorë të tillë si teknologjia, mbrojtja, kujdesi shëndetësor, energjia dhe arsimi, por asnjë prej këtyre kompanive nuk përmendej me emër në raport. Një nga kompanitë ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Ryan Olson, përfaqësues i kompanisë “Palo Alto Networks”, ngarkuar me çështje të sigurisë, tha se “çdo kompani që bën biznes me Pentagonin mund të ketë një sërë të dhënash në emaile që lidhen me kontrata në fushën e mbrojtjes, të cilat mund të jenë me interes për spiunazhin e huaj”.

Nicholas Eftimiades, asistent profesor në Universitetin shtetëror Penn, e që ka shërbyer më parë si oficer zbulimi i CIA-s, i tha “Zërit të Amerikës” se taktikat e përdorura në këto sulme zakonisht përdoren kundër qeverive të huaja. Në këtë rast, grupi i hakerëve përdori taktikat kundër interesave tregtare në shkallë globale.

Zoti Eftimiades shtoi se nëse këto sulme nuk do të ishin zbuluar, ky grup do të kishte fituar qasje tek të dhënat e mijëra kompanive e më pas të kryente operacione spiunazhi duke i përdor ato.

Raporti është publikuar në faqen e internetit të “Palo Alto Networks” më 7 nëntor. Ministria kineze e ngarkuar me çështje të sigurisë nuk iu përgjigj një kërkese të “Zërit të Amerikës” për koment./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Kina Sulm Kibernetik

Nga e njëjta kategori

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 16.7 miliardë dollarë për të mbyllur gjyqin

më shumë...

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

më shumë...

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima dhe autori prindër të 3 fëmijëve

më shumë...

Tre brigje, një standard: Vera 2026 e gjen Concord Group lider absolut në turizmin rajonal

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:24

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 16.7 miliardë...

6:00

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori...

5:50

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së...

5:34

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë...

5:07

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin,...

4:51

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan...

4:34

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të...

4:26

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të...

4:20

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë...

4:16

Tre brigje, një standard: Vera 2026 e...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

3:49

Nis regjistrimi në universitete, shtatë faza në...

3:30

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Qarkun e...

3:04

Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron...

2:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari...

2:13

Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë,...

1:42

Kërcënoi bashkëshorten me pistoletë, gjykata jep masën...

1:38

E rëndë në Prizren, vritet 81-vjeçarja, autori...

12:48

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në...

12:25

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita...

Më të klikuarat

  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.