Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 July 2026
Vizion fokus

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve,...

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo dinjitet?

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në...

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të...

“Funerali politik i Edi Ramës”, Berisha: Populli po kërkon...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona,...

Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha: Demokracia është...

Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij,...

Sulm kamikaz në Kabul, shënohen të paktën 80 viktima

31 Maj 11:13

Një sulm kamikaz ka përgjakur kryeqytetin afgan Kabul mëngjesin e kësaj të mërkure. Një autobombë shpërtheu në një zonë të rëndësishme, ku janë përqendruar ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare, duke shkaktuar të paktën 80 viktima dhe plagosur mbi 350 vetë.

 

Masakra ndodhi pranë ambasadës gjermane dhe shumica e personave që humbën jetën janë civilë. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë dëmtoi disa ambasada, dyqane, shkatërroi dhjetëra automjete dhe theu xhamat e ndërtesave qindra metra larg. Ambulancat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit drejt spitaleve. Numri i viktimave mund të rritet sipas autoriteteve shëndetësore.

 

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por në të shkuarën të tilla ngjarje janë kryer nga talebanët, ose militantët e ISIS. Policia ende nuk e ka të qartë se kush ishte shënjestra e sulmit, që ndodhi pranë pallatit presidencial, ku siguria është shumë e lartë. Besohet se kamikazi ka shpërthyer një sasi të madhe eksplozivi në një autobot uji. Nuk dihet sesi automjeti ka depërtuar në një zonë, ku kontrollet janë të rrepta.

 

Presidenti afgan Ashraf Ghani dënoi me forcë sulmin që ndodh në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar atë akt prej frikacakes.

 

Më shumë se një e treta e Afganistanit është jashtë kontrollit të qeverisë së Kabulit. Në këtë vend gjenden 8400 trupa amerikane dhe 5 mijë forca të NATO-s. Pentagoni ka kërkuar nga presidenti Trump të dërgojë mijëra forca të tjera për të mbështetur vendasit në betejën me talebanët dhe Shtetin Islamik.

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Autobombe ISIS Kabul Sulm kamikaz viktima

Nga e njëjta kategori

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve, a po i kthehen qytetarit?

më shumë...

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

më shumë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 janë ende aktive, por nën kontroll

më shumë...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre 4 fëmijë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:31

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja...

8:06

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo...

8:05

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në...

7:53

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:12

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16...

6:47

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre...

6:34

“Funerali politik i Edi Ramës”, Berisha: Populli...

6:16

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen...

5:47

Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha:...

5:27

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Tale...

4:49

Zjarri në Fier, dëmtohet baza materiale e...

4:38

Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun...

4:25

Netanyahu vizitë në Uashington, pritet takim me...

4:17

Përcillet për në banesën e fundit Ali...

3:45

Mund t’i keni bërë këto gabime gjithmonë,...

3:26

Vijon beteja me flakët në zonën e...

3:17

Turistët, mes liqenit dhe apleve, të huajt...

3:09

Bujqësori, “ofertë” për studentët, përfundon reformimi i...

3:04

Arkivoli në protestë, Rama paralelizon situatën me...

2:57

U arrestuan pas protestave para Kuvendit, gjykata...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, banorët në ndihm...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.