E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm izraelit në një zonë të populluar në Bejrut, shënjestër dhëndri i ish-udhëheqësit të Hezbollahut

Izraeli ka sulmuar një nga lagjet me popullsi mjaft të dendur këtë të enjte në Bejrut.

Sipas medieve të huaja, saktësisht lagjen Ras el-Nabba, në qendër të kryeqytetit të Libanit.

Shënjestër ishte dhëndri i ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i ashtuquajturi ministri i mbrojtjes i organizatës, Wafiq Safaa.

Siç shihet nga pamjet, tymi mbyloi zonën pasi u hodhën raketat mbi qytetet. Bëjmë me dije se është hera e parë që kjo lagje preket nga sulmet izraelite. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë