Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2025
Vizion fokus

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike me postë,...

Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies së “SKY”?...

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda perandorisë së...

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert 24 orë,...

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte i suksesshëm

Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në shkurt u...

“Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej 90-ës, fillimisht...

Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm i lartë,...

Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër Hezbollahut në...

Sulm izraelit në Gazë, raportohet për 40 të vrarë

28 Prill 19:26

Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite të hënën vranë të paktën 40 persona në të gjithë territorin palestinez, ku është ndaluar hyrja e ndihmave për më shumë se 50 ditë.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars. Një marrëveshje armëpushimi që kishte ndalur në masë të madhe luftimet për dy muaj u prish shkaku i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, sulmi i të cilit nxiti luftën në vitin 2023.

Zyrtari i mbrojtjes civile, Mohammed al-Mughayyir, i tha AFP-së se 40 persona ishin vrarë që nga agimi i së hënës.

Mes tyre ishin tetë persona që u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Abu Mahadi në Jabalia, në veri të territorit.

“Ata po flinin në shtëpitë e tyre, duke u ndjerë të sigurt, kur raketat goditën… kjo skenë të bën të dridhesh”, tha Abdul Majeed Abu Mahadi, 67 vjeç, i cili shtoi se vëllai i tij u vra në sulm.

“Nëse një person do ta shikonte këtë skenë, do të shihte fëmijë, gra dhe burra të moshuar të copëtuar, të dhemb zemra, por çfarë mund të bëjmë?”, shtoi ai.

Agjencia e mbrojtjes civile raportoi se dhjetë persona të tjerë u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Al-Ghamari në zonën Al-Sudaniya, në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Një sulm mbi shtëpinë e familjes Al-Agha vrau tetë persona të tjerë në një zonë të Khan Yunisit në jug, shtoi ajo.

Katërmbëdhjetë të tjerë u vranë në katër sulme të veçanta në të gjithë territorin, tha mbrojtja civile, përfshirë një që goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosurit në kampin Al-Shafii, në perëndim të Khan Yunisit.

Lidhur me këto sulme nuk ka pasur ende asnjë koment nga ushtria izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha të hënën se të paktën 2.222 persona janë vrarë që kur Izraeli rifilloi sulmet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga shpërthimi i luftës në 52.314.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 solli vdekjen e 1.218 personave në anën izraelite, kryesisht civilë, sipas një bilanci të AFP-së bazuar në shifra zyrtare.

Militantët gjithashtu rrëmbyen 251 persona, 58 prej të cilëve ende mbahen në Gazë, përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.

Izraeli thotë se fushata e tij e re ushtarake synon ta detyrojë Hamasin të lirojë pengjet e mbetura./’REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza sulm viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike me postë, ja mosha e përfshirë në veprimtari

më shumë...

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

më shumë...

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert 24 orë, ja pse në operacionin”Ura” nuk rrodhi asnjë informacion

më shumë...

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte i suksesshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Përfitimet që merrni nëse pini ujë me...

10:39

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike...

10:32

Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies...

10:20

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

10:02

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda...

9:47

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert...

9:31

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte...

9:27

Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në...

9:20

“Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej...

8:58

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja...

8:23

Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm...

8:17

Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër...

8:13

Hapja e grup-kapitullit të tretë, reagon Marta...

7:53

Zgjedhjet 2025/ Politologu: Shumica e demokratëve kërkojnë...

7:47

Dy talente shqiptare në listën e Gjermani...

7:13

Manchester United nxjerr në shitje gjithë skuadrën...

6:56

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani:...

6:55

Sekuestrimi i dy pasurive nga SPAK, reagojnë...

6:31

U kap me 50 doza kokaine, arrestohet...

6:17

A jeni pjesë e listës? Tre shenjat...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame
  • VIDEO/ Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, banorët...
  • U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari telefonoi familjen p...
  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëll...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services