Të paktën 70 persona mes tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të dyshuar me arme kimike në Siri.

 

Këto janë pamjet nga Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelet në Ghouta Lindore të Sirisë. Mjekët po luftojnë për te shpëtuar personat e prekur nga substance ende e panjohur, por që besohet të jetë gaz sarin pasi njerëzit po përballen me probleme shëndetësore, si marrje mendsh dhe të vjella, simptoma të njëjta me ato të 4 prillit të një viti më parë, ku 58 persona humben jetën.

 

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dhjetëra trupa të pajetë në bodrume. Numri i viktimave mund të rritet.

 

Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë dyshimet duke thënë se po luftojnë për të përzënë rebelët nga Douma dhe se bombardimet kanë vazhduar gjatë gjithë të shtunës dhe të dielës. Agjencia e lajmeve siriane shkruan se akuzat për sulm kimik janë sajese e rebelëve që mbajnë nën kontroll qytetin. Por, sipas qendrës “Media Ghouta” pro-opozitare, raporton se një bombë e cila mban gaz sarin u hodh nga një helikopter.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Rusinë, e cila me “Mbështetjen e palëkundur të saj për qeverinë e Sirisë”, është fajtore për sulmin e dyshuar kimik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *