E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Suksesi ndahet me familjen, Uzuni emocionohet pas trofeut në SHBA

Myrto Uzuni ka arritur një sukses të veçantë në karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Cup League në historinë e Austin FC.

Sulmuesi shqiptar ka ndarë emocionet e tij për këtë arritje përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet krenar që është bërë golashënuesi i parë më i mirë i këtij turneu për klubin nga Teksasi.

Reklamë

“Ka momente që të bëjnë të ndalesh dhe të reflektosh se sa larg ke arritur. Të mbash këtë trofe është një prej tyre”, shkruan Uzuni.

Futbollisti kuqezi ka falënderuar gjithashtu shokët e skuadrës për kontributin e tyre në këtë sukses, si dhe tifozët e Austin FC, të cilët, sipas tij, i kanë dhënë edhe më shumë vlerë çdo goli të shënuar.

Ky vlerësim përbën një tjetër moment të rëndësishëm për Uzunin, i cili vazhdon të lërë gjurmën e tij në futbollin amerikan. Sulmuesi shqiptar synon të vijojë me paraqitje pozitive dhe të konfirmojë rëndësinë e tij në ekipin e Austin FC.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.