Subscribe

Vetëm një javë më parë, si masa të reja kushtëzuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19, Komiteti Teknik vendosi të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Anaid Kaloti, konsulent imazhi, i cili mbron idenë e masava të rrepta ka sugjeruar për aktorin e njohur Gent Hazizin, gjithashtu i ftuar në panel, që tashmë koktejlin do të duhet ta porosisë online dhe ta pijë në shtëpi.

Anaid Kaloti: Këtu bëjnë të gjithë sikur i kanë respektuar të gjitha rregullat dhe çdo gjë ka qenë normale. Në party vere kanë qenë nga 600-800-1000 veta. Nuk i respektuan rregullat asnjë.

Redi Panariti: Se e kanë bërë 2-3 lokale të penalizohen ato, po jo të tjerët.

Anaid Kaloti: Po nuk e kuptuat këtë të cilës po i mëshoj do jeni duke bërë thirrje dhe lutje si Redi dhe nuk do t’ju dëgjojë njeri.

Gent Hazizi: Që të porosis koktejl online?

Anaid Kaloti: Të porosisësh, pse mos ta pish në shtëpi?

Gent Hazizi: Në qoftë se njerëzit do kishin qejf për të pirë në shtëpi, nuk bëheshin baret.

Anaid Kaloti: Baret janë bërë kur njerëzit nuk vdisnin nga 20 dhe infektoheshin nga 500 në ditë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *