Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet...

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet se nxiti...

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë në provë...

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet papritur...

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë...

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen e tensioneve...

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat...

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Suedia: Turqia na premtoi anëtarësim të shpejtë në NATO

29 Nëntor 16:10

Turqia ka bllokuar prej kohësh anëtarësimin e Suedisë në NATO. Por tani Ankaraja ka siguruar se do ta ratifikojë kërkesën “brenda disa javësh”. Aleatët e NATO-s kishin rritur dje presionin ndaj Ankarasë.

 

Suedia vazhdon të shpresojë për anëtarësim të shpejtë nëNATO. Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström tha në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel të mërkurën se ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e kishte siguruar, se ai e priste “brenda javësh” ratifikimin nga parlamenti turk të kërkesës suedeze për anëtarësim në NATO.

 

Dosja e Suedisë me aplikimin për anëtarësim ndodhet nëParlamentin turk që kur presidenti Recep Tayyip Erdogan e përcolli atje në tetor.

 

Dje, në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, aleatët e NATO-s e shtuan presionin ndaj Turqisë. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i kërkoi homologut të tij turk Hakan Fidan në kuadër të takimit që dosja e pranimit të Suedisë të ratifikohet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

Presion ndaj Turqisë nga aleatët e NATO-s

 

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjithashtu e kritikoi Turqinë për vonimin e ratifikimit të Suedisë për në NATO. Hapi është “më se i vonuar” dhe duhet të ndodhë tani, tha politikania e Gjelbër.

 

Baerbock-u kujtoi gjithashtu se Erdogani ishte dhënë personalisht fjalën e tij në samitin e NATO-s të mbajtur në Vilnius në mes të korrikut: “Në Vilnius u tha qartë se Suedia do të bëhej anëtare e aleancës sonë të përbashkët,” theksoi ajo.

 

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna e paralajmëroi Ankaranë se ishte në rrezik “besueshmëria” e aleancës. “Nuk duhet të humbim një ditë tjetër”.

 

Ministrja finlandeze e Punëve të Jashtme, Elina Valtonen, u shpreh “mjaft e zhgënjyer” nga fakti se pranimi i Suedisë mbetet i bllokuar, ndërkohë që vendi i saj u anëtarësua në prill.

 

Në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, Suedia tradicionalisht e paangazhuar dhe fqinji i saj Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar. Në samitin e Vilniusit, Suedia u zotua, ndër të tjera, të marrë masa më të ashpra kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e ndaluar si një “organizatë terroriste” në Turqi.

 

Hungaria ende bllokon

 

As Hungaria nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në aleancën e mbrojtjes.

 

Sipas Billström-it, Hungaria ripohoi angazhimin e saj se nuk do të jetë vendi i fundit që ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO. “Kjo do të thotë se është më shumë në duart e Ankarasë sesa ndoshta në duart e Budapestit,” tha ai. “Ne presim “tym të bardhë”” nga Budapesti sapo të ketë “tym të bardhë”” nga Ankaraja.”/DW/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Anetaresim NATO Suedi Turqi

Nga e njëjta kategori

Dënohen me 155 vite burg 28 persona, GJKKO i shpall fajtor për transport të paligjshëm të emigrantëve: Funksiononin si grup kriminal

më shumë...

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

më shumë...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e Mianmarit shfaqet pas vitesh izolim

më shumë...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës në Athinë, evakuohen banorët, nisin hetimet për përplajsen e avionëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:36

Dënohen me 155 vite burg 28 persona,...

10:31

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e...

10:10

Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në...

10:10

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj,...

9:57

Beteja me zjarrin e madh në zonën...

9:42

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e...

9:36

Helikopteri ndërhyn 25 herë, shpëtohen banesat nga...

9:33

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet...

9:25

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë...

9:19

Policia ndalon jahtin pas denoncimit për të...

9:10

U bllokuan në lumin Drini i Zi,...

8:12

Horoskopi i 3 gushtit: Kujdes, këto shenja...

8:03

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja...

7:56

Rrezik për zjarre në disa qarqe të...

10:58

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima,...

10:41

Të shtëna me armë zjarri në një...

10:31

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen...

10:00

Banorët e Selenicës në protestë: Na e...

9:36

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët...

9:28

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.