E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Suedia nis të alarmohet, 170 viktima në pak orë

Suedia po vuan këto ditë pasojat e vendimit për të mos kufizuar jetën sociale në vend si pasojë e Covid 19.

Këtë të mërkurë kanë vdekur `170 persona si pasojë e virusit të rrezikshëm, një nga bilancet më të rënda në këtë vend. Tashmë ka shkuar në 1203 numri total I viktimave duke trembur jo pak autoritetet. Belgjika ndërkohë vazhdon të ketë shifra alarmante. 283 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit duke e cuar bilancin e përgjithshëm të viktimave në 4440.

Edhe Holanda është pak a shumë në ritmet e Suedisë dhe Belgjikes. 189 viktima janë regjistruar këtë të mërkurë dhe tani totali është mbi 3890.

Vazhdo të lexosh

Reklamë