Subscribe

Suedia mbështet reformat e kryera në Shqipëri, por kërkon që të gjitha palët politike të përfshihen në dialog. Deklarata erdhi nga ministrja e jashtme e Suedisë pas një takimi në tiranë me ministrin në detyrë për punët e jashtme Gent Cakaj.

 

Ann Linde: Shqipëria ka kaluar një proces te gjate te reformës ne drejtësi, megjithatë lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit janë te rëndësishme dhe Shqipëria duhet te vazhdoje me reformën e saj për te mire te qytetareve. Kjo përfshin përmirësimin e besimit ne sistemin e drejtësisë. Te gjithë aktoret duhet te angazhohen për dialogun ne çështjet e reformës.

 

Kryediplomatja suedeze u ndal dhe te çelja e negociatave për Shqipërinë duke mos kursyer mbështetjen.

 

Ann Linde: Rekomandimet e komisionit për Shqipërinë tashme po diskutohen ne Bashkimin Europian. Unë jam e informuar se shume dëshirojnë te kenë dhe te shohin një vendim te hershem dhe ka zhgënjim. Suedia do te dëshirojë te shikoje një bashkëpunim te vazhdueshëm me Bashkimin Europian dhe rajonin, procesi duhet te jete strikt dhe duhet te përmbushen kushtet përpara anëtarësimit. Suedia është e angazhuar ne diskutimet e procesit te zgjerimit. Ne do te vazhdojmë te mbështesim Shqipërinë dhe procesin e saj te integrimit.

 

Ndërkohë për Cakajn procesi i zgjerimit të unionit nuk ka alternativë tjetër.

 

Gent Cakaj: Procesi i zgjerimit ne Ballkanin Perëndimor te vazhdoje dhe te mos zëvendësohet me asnjë produkt alternativ. Shqipëria i ka përmbushur te gjitha kushtet dhe pret një reflektim pozitiv ne pjesën e parë të vitit të ardhshëm, pavarësisht vonesave ne vendimmarrje dhe diskutimit për ndryshimin e metodologjisë, Shqipëria do te vazhdoje reformat e ndërmarra.

 

Cakaj shtoi se Shqipëria është e gatshme dhe e përgatitur për kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm.

 

Gent Cakaj: Shqipëria është ne fazën përgatitore përfundimtare te përgatitjeve për te marre kryesine dhe për te ofruar një kryesi te përgjegjshme te hapur dhe efikase dhe natyrisht bashkëpunuese. Ne ofrojmë bashkëpunimin tone me te gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE përfshirë Suedinë.

 

Si në çdo takim me homologët e tij Cakaj foli edhe për Kosovën e cila meriton liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *