E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Stuhia nxjerr zbuluar në plazhin e Floridas drogë me vlerë 1 milionë dollarë

Pasi stuhia Debby përfshiu SHBA-në, një sasi e madhe droge është gjetur në plazh në Florida.

Patrulla Kufitare e SHBA-së bën me dije se një person gjeti paketimet që përmbanin 32 kg kokainë, e cila kap vlerën e 1 mln dollarëve.

Reklamë

Plazhisti e gjeti pakon të mbështjellë brenda një qeseje të zezë. Autoritetet kanë shpërndarë foto të kokainës së paketuar me një trekëndësh të kuq në etiketë.

Droga shpërndahet shpesh në plazhet jugore të Floridës dhe ujërat përreth ndërsa kontrabandistët trafikojnë substanca nga Amerika e Jugut në SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë