E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Stuhia “Krosa”, drejt brigjeve të Japonisë

Stuhia Krosa i është afruar zonës perëndimore të japonisë e cila është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm.

 

Kushtet e vështira atmosferikekanë anuluar qindra fluturime dhe udhëtime me tren, si dhe më shumë se gjysmë milioni personave iu është kërkuar që të evakuohen.

 

Reklamë

Ndërkohë mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se autoritetet kanë paralajmëruar se rënia e shiut në disa zona mund të kalojë 1,000 milimetra brenda 24 orëve, ndërsa stuhia “Krosa”, pritet të ketë ererëra të forta deri në 108 kilometra në orë, kur të arrijë në zonën e Hiroshimas.

 

Sekretari i Qeverisë Japoneze, Yoshihide Suga  është shprehur se duke marrë parasysh parashikimet për rënie të shiut dhe erëra të fuqishme, ne iu kemi kërkuar njerëzve në zonat e prekura që të mos dalin jashtë dhe të bëjnë përgatitje për evakuim, nëse një urdhër i tillë merret nga autoritetet lokale.

 

Marrja e këtyre masave është konsideruar e domosdoshme pasi më shumë se 200 persona knë ndërruar jetë si pasojë e shiut të pandërprerë dhe vërshimeve që kanë ndodhur në perëndim të Japonisë një vit më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë