E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Stuhia “gjunjëzon” Italinë, dëme të mëdha në shumë qytete

Një stuhi e fuqishme ka goditur pjesën veriore të Italisë.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje e për pasojë edhe dëme materiale në disa qytete, kryesisht në Verona, Vicenza dhe Padova.

Reklamë

Mediat italiane raportojnë se stuhia solli erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe breshëri, duke bllokuar rrugët, dhe duke shkatërruar qindra makina.

Zjarrifikësit kanë raportuar për rrëzimin e mbi 500 pemëve por fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.

Kryetarët e Bashkive të rajoneve të goditura nga përmbytjet, kanë shpallur gjendjen e krizës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë