E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Stuhi dhe reshje shiu, era e fortë rrëzon pemët në aksin Pogradec-Maliq

Stuhi shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë.

Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve

Edhe aty punojës të ndërmarrjes së gjelberimit të bashkisë Pogradec po punojnë për largimin e pemëve të rrëzuara për të normalizuar trafikun e rënduar

Pemë të rrëzuara ka edhe në shëtitoren e qytetit të Pogradecit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë