E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Studiuesit izraelitë: Jemi afër krijimit të vaksinës për koronavirusin

Në një kohë që e gjithë bota është kapluar nga paniku, në Izrael ka lajmë të mira që mbushin me shpresë.

Studiuesit e institutit kërkimor “Galilee Reasearch Istitute (Migal)” kanë folur për rezultate shkencore që mund të cojnë në krijimin e një vaksine në një kohë shumë të shpejtë kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për një vaksine simotërm, raporton Vizion PLus,  që është zhvilluar më herët mbi koronavirusin që prek shpendet.

Mekanizmi i infeksionit të koronavirusit tek njerezit dhe shpendet duket I njëjti dhe kjo është një e dhënë që rrit shanset për ta patur në kohë rekord në laborator, vaksinën që mund të nisë të testohet fillimisht dhe pastaj të aplikohet tek të sëmurët.

Reklamë

Studiuesit izraelite, shton Vizion Plus, kanë përparuar aq shumë në punën e tyre saqeë presin vetëm autorizimin  për të vijuar konkretisht me testetm e kësaj vaksine.

Vaksina pritet të kushtojë 900 milionë dollar. Paraprakisht ishte bërë e ditur që do të duheshin nga 1 deri në 2 vite që të shkonin në fazën finale te vaksinës mirëpo ky skenar I ri nga Izraeli, flet për periudha që zgjasin me muaj dhe jo me vite.

Burimi: La Stampa

Vazhdo të lexosh

Reklamë