Subscribe

“Studio Sport” është emisioni më i ri, i cili starton këtë të diel në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

 

Ky format unik synon te krijoj nje identitet te vetin në morinë e programeve sportive dhe vjen nën moderimin e gazetares Vilma Masha.

 

Fundjava në mbrëmje do ti dedikohet sportit jo vetëm gjatë kampionatit botëror por do të vijojë rrugëtimin dhe më tej me atmosferën e futbollit shqiptar, Seria A, përballjet e gjiganteve në eventin me magjik Europian UEFA Champions League si dhe te kampionateve dhe eventeve të tjera sportive.

 

VILMA MASHA

 

MODERATORE

Do nis një cikël i ri emisoionesh, edhe pse kemi vendosur ta nisim me botërorin e Katarit 2022. Do jetë një emision gjithëpërfshirës. Kur them gjithëpërfshirën, nuk e kam fjalën vetëm për analistëe njerëz të sportit trajnerë e presidentë, por sigurisht edhe njerëz të spektaklit, shoëbizz, të gjithë ata që janë të interesuar dhe duan të bëhen pjesë.

 

Pas botërorit ne do stratojmë me kampionate të rëndësishme siç janë kampionati shqiptar, kampionati italian e më tej kur të fillojë edhe Champion League për një analizë më profesionale.

 

Ky emision vjen me risi, me një stil ndryshe në moderim por edhe në mënyrën e te analizuarit të ngjarjeve më të rëndësishme sportive përmes nje paneli profesionistesh.

 

VILMA MASHA

 

MODERATORE

 

Do ketë risi sa i takon shoë-ut që ne kemi përgatitur. Preferoj ta quaj shoë, e pse do jetë Studio Sport dhe do ketë informacion shumë profesional, por do ketë edhe risi të tjera, sepse do të kemi njerëz në skype, do jemi nëpër arena ku do zhvillohen grupimet e tifozëve për të parë skuadrat e tyre të zemrës.

 

Për të mos humbur asnje detaj nga emocionet e lojës me popullore në botë, “studio sport” ju lë takim këtë të diel në orën 22.00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *