E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Studimi suedez: Imuniteti ndaj koronavirusit më i madh sesa mendohej

Sipas një studimi suedez, imuniteti ndaj Covid-19 mund të jetë më i lartë sesa zbulohet nga testet serologjike.

Studimi i realizuar nga Instituti suedez Karolinska dhe Spitali Universitar Karolinska tregoi se shumë persona me simptoma të lehta ose asimptomatikë kanë imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat T, që identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara.

Nuk është ende e qartë nëse kjo ‘mburojë’ mbron vetëm individin, apo nëse gjithashtu mund të parandalojë transmetimin e virusit tek të tjerët.

Studiuesit testuan 200 persona; disa prej vullnetarëve ishin dhurues gjaku, ndërsa të tjerët ishin ato grupe njerëzish që ktheheshin kryesisht nga zonat më të prekura me koronavirus, vende të tilla si Veriu i Italisë.

Reklamë

Sipas professor Marcus Buger, rezultatet  kanë treguar se dy herë më shumë njerëz kanë zhvilluar imunitetin e qelizave T, krahasuar me ata tek të cilët mund të zbulohen antitrupat.  

Mirëpo, kjo jo domosdoshmërisht na afron me imunitetin e tufës, pasi nevojiten analiza të mëtejshme për të kuptuar nëse këto qeliza T janë në gjendje të bllokojnë plotësisht virusin apo të mbrojnë një individ nga sëmundja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë