Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën 30 minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4,5 metrash në ambiente të mbyllura, siç është një autobus i vogël. Kjo distancë është shumë më tepër se sa siguria e 1 ose 2 metrave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore.

 

Sipas një studimi të epidemiologëve kinezë botuar nga një revistë shkencore, koronavirusi mund të mbetet në sipërfaqe për ditë, duke rritur rrezikun e kontraktimit të tij për ata që e prekin.

 

Mirëpo këto të dhëna kanë nevojë për studime të mëtejshme për t’u verifikuar. Studiuesit kinezë raportojnë se qëndrueshmëria në sipërfaqe i nënshtrohet faktorëve të ndryshueshëm, siç është lloji i sipërfaqes dhe temperatura: në 37 gradë celsius, virusi mund të rezistojë deri në dy ose tre ditë, në qelq, metal, plastikë, letër dhe pëlhura.

 

Ndërkohë, sipas studimit, koronavirusi mund të mbijetojë më shumë se pesë ditë në jashtëqitje ose lëngjet e trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *