E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Studenti rus burgoset pasi e riemërtoi rrjetin e tij Wi-Fi ‘Slava Ukraine!’

Një gjykatë në Moskë dënoi një student me dhjetë ditë burg për riemërtimin e rrjetit të tij Wi-Fi “Slava Ukraine!” (“Lavdi Ukrainës!”).

“Kjo është thirrja e forcave ukrainase që luftojnë forcat pushtuese ruse”, njoftoi sot agjencia e lajmeve Ria-Novosti.

Duke ndryshuar emrin e ruterit të tij wifi në “Slava Ukraine!”, studenti i Universitetit Shtetëror të Moskës, sipas autoriteteve propagantoi sloganin e nacionalistëve ukrainas.

I riu u shpall fajtor për “shfaqje publike të simboleve naziste ose simboleve të organizatave ekstremiste” dhe ruteri i tij Wi-Fi u konfiskua.

Që nga fillimi i pushtimit rus, autoritetet ruse kanë kryer goditje brutale ndaj çdo kritike publike ose mbështetje për forcat ukrainase, duke vendosur gjoba dhe dënime të rënda me burg./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë