E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Studentet “kyçin” fakultetet, por protesta e tyre para kryeministrisë zbehet

Protesta e studentëve  për vitin 2019 nisi me një aksion të ri që bëri jo pak zhurmë, mbyllja e dyerve të Universiteteve.

 

Reklamë

Pasi gozhduan dyert e  disa fakulteteve dhe kycen te tjerat per te mos lejuar hyrjen ne universiteteve te rinjte  vazhduan marshimimin dhe u mblodhen përpara kryeministrise.

 

Nderkohe fasada e universitetit politeknik u mbulua nga nje banderole e e madhe ku ishin shkruar disa nga kerkesat.

 

Studentet nuk e kane pranuar zgjidhjen e dhene prej kryeministrit Rama. Ndaj thirrja vazhdon te mbetet e njejte. Nuk duan as dialog e as negociata, por vetem plotesimin e kerkesave te tyre.

 

Pavarësisht se ishin shume me te paket ne numer, kjo edhe per shkak te temperaturave te uleta, studentet thane se do te vazhdojne rezistencen.

Kete here thelbi i protestes do te jete bojkoti i mesimit ne universitete.

 

Gjate tubimit perpara kryeministrise nuk pati tensione ndersa  u hodhen tymyese.

 

Protesta e sotme u zbeh pas mesdites dhe te rinjte nisen te largoheshin . Pervec studenteve kete hene përpara kryeministrise ishin edhe banore te zones se Astirit.

Më shumë video

Reklamë