E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Studentët e Vlorës në protestë, marshojnë drejt Universitetit “Ismail Qemali” dhe kërkojnë bojkotimin e mësimit

Studentët e Vlorës i janë bashkuar protestës studentore, duke kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe mobilizimin e studentëve të tjerë.

Ndonëse protesta ishte parashikuar të niste në orën 12:00, një grup studentësh kanë marshuar më herët nga Xhamia e Plumbit drejt Universitetit “Ismail Qemali”, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Humane.

Reklamë

Gjatë marshimit, studentët janë futur në klasa, ku u kanë bërë thirrje bashkëstudentëve të ndërpresin mësimin dhe t’i bashkohen protestës.

Protesta në Vlorë zhvillohet në mbështetje të lëvizjes studentore, ndërsa studentët kërkojnë pjesëmarrje më të gjerë dhe bojkotimin e mësimit.

Reklamë

Mbetet për t’u parë nëse nismës do t’i bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera të Universitetit “Ismail Qemali”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.