E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 23 minuta më parë
Video · Sociale

Studentët dhunojnë shkollën në Shkodër

Një grup studentësh dhunuan sot hyrjen e ndërtesës së re të fakultetit juridik në Shkodër, pasi sipas tyre, rektori nuk mbajti premtimin për hapjen e saj më 1 prill.

 

Pasi qëndruan rreth dy orë para godinës, rinjtë shkallmuan derën duke hyrë brenda shkollës.

 

Reklamë

Studentët thanë se përdorën dhunën pasi nuk u lejuan të hynin normalisht.

 

Studentët kërkojnë që rektori të mbajë premtimin për zhvillimin e mësimit në godinën e re, por nga ana tjetër, rektori Bekteshi sqaroi se godina nuk është marrë ende në dorëzim nga firma ndërtuese.

 

 

Më shumë video

Reklamë