E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Video · Vendi

Studentë ukrainas do vijnë në Tiranë, firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes universiteteve

Universiteti i Tiranës ka nënshkruar këtë të mërkurë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Europian në Ukrainë.

Nisma synon të rrisë bashkëpunimin mes vendeve për zhvillimin e programeve të përbashkëta te studimit, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik.

Presidentja e Universitetit Ukrainas theksoi se për shkak të agresionit rus të paktën 2000 studentë janë dërguar aktualisht në universitete të tjera të Evropës.

 “Jemi në vitin e katërt të luftës dhe më shumë se 600 institucione arsimore janë dëmtuar nga sulmet. Çdo natë në Kiev përjetojmë sulme me qindra dronë dhe raketa. Sigurisht, shumë nga stafi ynë akademik kanë lënë përkohësisht Ukrainën”, tha Dr. Alla Navolokina, Presidentja e Universitetit Ukrainas.

Reklamë

Rektori Artan Hoxha vlerësoi përkushtimin e Universitetit partner, i cili, pavarësisht sfidave vazhdon misionin.

Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar dhe përfshin të gjitha programet e studimit në Universitetin e Tiranës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë