E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Stresi, mesazh demokratëve që duan dorëheqjen e Bashës: Ndyrësira! Jeni mbledh…

Thirrjet për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, kanë sjellë reagimin e reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”.

 

Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtari iu është drejtuar me një mesazh të gjithë kritikëve të kryedemokratit.

 

Reklamë

“Per te gjithe ju demokratet qe doni dorheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrsira plehra… Partia Demokratike E Shqiperise Eshte Shtepia Jone… Jeni Mbledh Disa Buburreca Blla Blla Blla Kot . Ne Nuk Dorzohemi Nga Kauza Jone E Kemi Amanet Nga @saliberisha_official Dhe Do Ta Cojm Deri Ne Fund”, shkruan Stresi.

 

Kujtojmë se Stresi është në kërkim nga policia, pasi akuzohet si një nga organizatorët e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

https://www.instagram.com/p/CORCCREgeEF/

Vazhdo të lexosh

Reklamë