E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Kronikë

“Stresi” akuzohet për armëmbajtje pa leje, prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”, duke kërkuar fajësinë e tij vetëm për armëmbajtje pa leje.

 

Stresi u arrestua në tetor të vitit të kaluar.

 

Reklamë

Emri i tij doli në përgjimet e grupit të Bajrave nga Shkodra, duke u kërkuar ndihmë për tu larguar jashtë vendit, pasi kishte dyshime se ndiqej nga policia për një pistoletë që e kishte hedhur pranë gjimnazit “Partizani”.

 

Në momentin e arrestimit, atij ju gjet edhe një pistoletë.

 

Ndërsa përsa i përket akuzës së trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal, prokurori Ardian Braho nuk gjeti prova per te faktuar dyshimet e ngritura ndaj tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë